Alibeaj: Opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata

Enklejd Alibeaj gjatë një interviste tha se opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata, e ndërsa për Ramën thotë se ka non grata në oborrin e tij. Ai tha se berishizmi më i madh është te Rama, për të cilin thotë se ka idhull Berishën e dikurshëm.

“Opozitë është të kesh aftësi të distancohesh nga non grata. Rama ka në oborrin e tij tre copë. Duhet të kesh aftësi të bësh një formacion politik që të ketë fytyrën e perëndimit. Të ketë ofertë serioze ndaj publikut, shërbim ndaj publikut. Të gjitha këto Rama i ka zero. Nëse brenda PD-së, ai që ka qenë dhe është një tension i brendshëm, është ai që quhet berishizmi, berishizmi më i madh është Rama. Modeli idhull i Ramës, është Berisha i dikurshëm”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *