Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë parashtrimin e pyetjeve për kryeministrin Edi Rama në interpelancën për “McGonigal”. Alibeaj theksoi se kjo seancë duhet të bëhej 2 muaj më parë.
“Po nis parashtrimin e interpelancës. Rama prej 2 muajsh i fshihet parlamentit. Në Shqipëri, mediat kanë publikuar informacion për kompanitë e Nezës. Rezulton se kompania Terra Oil ka fituar 3 koncesione për kërkim nafte. Hetimi ka dalë në përfundimin se kanë ndikuar në interesat e kësaj kompanie.” – tha Alibeaj.
Disa prej pyetjeve: “Takimi zhvillohej si takim privat apo zyrtar? A u prezantua si zyrtar i lartë i FBI, McGonigal? Pse u diskutua çështja e dhënies së shfrytëzimit të licensave të naftës në këtë takim? A keni marrë masa që të mos jepeshin këto leje për shoqërinë e Shefqet Dizdarit? Çfarë masash ishin këto? A keni bërë deklaratë për konflikt interesi? a kontrolluat ju që ndonjë nga ministrat tuaj të kenë bërë një deklarim të tillë? Sa herë keni komunikuar me McGonigal? Në takimin e dytë, atë të 20 nëntorit. A i dhatë informacion McGonigal? A u diskutua mes jush dhënia e informacionit? McGonigal ishte këtu në 2018, a e takuat? Në mars të 2018, keni takuar McGonigal dhe Nezën. A u diskutua fakti që Neza kishte dhënë informacion për hetimin? Kush ishte agjenti tjetër në takim? Pse iu dhanë direkt më pas, pas takimeve me Kryeministrit, paratë?”