Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pasi, Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të tjerë të PD-së.
Këtë vendim deputetja demokrate e quan marrëzi, ndërsa thotë se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.
“Marrëzia e vogëlsisë! A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan Açka.