Alibeaj përjashtoi 4 deputetë të PD, reagon Salianji: PD s’është prona e askujt, nuk ka asnjë vendim të grupit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën brenda PD, ku sot Enkelejd Alibeaj përjashtoi 4 deputetë demokratë, Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Salianji bën apel për bashkim të PD, ndërsa thekson se “Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime”. Deputeti demokrat thekson se sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria, shkruan Salianji, meriton opozitë reale dhe dinjitoze, ndërsa shton se “fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale”.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij!

Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!

Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!

Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do të ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partinë Demokratike!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *