Alibeaj publikon emrat që mbështesin platformën e tij për bashkimin e PD

Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me platformën për bashkimin e PD-së, e cila është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes deputetëve.

Sipas Alibeajt, një pjesë e tyre e kanë mbështetur këtë platformë duke arritur në përfundimin se deputetët e përjashtuar në janar, të hiqej dorë nga gjuha e urrejtjes si edhe të ndërpritej çdo veprim i njëanshëm për riaorganzimin e partisë.

Enkelejd Aliebaj ka lexuar emrat e deputetëve që kanë mbështetur platformën e tij për bashkimin e PD.

Emrat e deputetëve që e mbështesin platformën:

AGRON GJEKMARKAJ

2. ALFRED RUSHAJ

3. ANDIA ULLIRI

4. ARBI AGALLIU

5. BLEDJON NALLBATI

6. DASHNOR SULA

7. DHURATA TYLI (ÇUPI)

8. EMILJA KOLIQI

9. ENKELEJD ALIBEAJ

10. ERALDA BANO (TASE)

11. FATJON VEIZAJ

12. FERDINANT XHAFERRAJ

13. FLAMUR HOXHA

14. FLUTURA AÇKA

15. GAZMENT BARDHI

16. GRETA BARDELI

17. HELIDON BUSHATI

18. ILDA DHORI

19. JORIDA TABAKU

20. KASTRIOT PIROLI

22. KRESHNIK ÇOLLAKU

23. LEFTER GËSHTENJA

24. LINDITA METALIAJ

25. LULZIM BASHA

26. MERITA BAKIU

27. ORJOLA PAMPURI

28. RAMADAN LIKAJ

29. SAIMIR KORRESHI

30. SELADIN JAKUPLLARI

31. ZEF HILA

32. ZHENI GJERGJI

Pjesë nga fjala e Alibeajt

“Veprimet e secilit prej nesh do i gjykojë koha dhe demokratët, që në fillim kam bërë thirrje për bashkim dhe kamë mbajtur akte konkrete për bashkimi, bashkimin e pjesëve të grupit parlamentar dhe kam kërkuar dakordësinë e kolegëve të grupit që në mbledhje të ftoja edhe kolegët e pezulluar dhe përjashtuar më 12 janar. Kam ftuar në mbledhjet e grupit të gjithë kolegët e përjashtuar dhe tashme është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Në çdo proces dhe strukturë është e domodoshme të ruhet kontributi i kujdo në PD. Proceset e njëanshme ku janë përjashtuar me mijëra demokratë nuk  i shërbejnë PD dhe as interesit të demokrateve. Deputetët që e mbështesin janë Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Arbër Agalliu, Andia Ulliri, Dhurata Cupi, Emilia Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Flutura Acka, Jorida tabaku, Kreshnik Collaku, Lefter Gështenja, Oriola Pampuri etj.”, tha Aliebaj.

Pikat e platformës

1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes

2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup

3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë

4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.

5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.

Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.

Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *