Alibeaj tregon misionin e PD: Ne kemi mbështetjen e SHBA-së

Enkelejd Alibeaj është shprehur se Partia Demokratike ka një mision ‘ruajtjen e së djathtës’. Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, kryetari i Komanduar i PD-së theksoi se grupimi i tij ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Deklaratat e tij vijnë vetëm një ditë përpara vizitës së të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit pritet të takohet me presidentin Begaj, kryeministrin Rama si dhe vetë Alibeajn.

Pjesë nga fjala e Alibeajt: “Fokusi është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mision: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë.

E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne.  Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi I janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *