Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat në lidhje me çështjen e presidentit, ku është diskutuar me Grupin Parlamentar. Alibeaj thekson se Rama nuk ka të drejtë të zgjedhë presidentin, pasi nuk ruhet presidenti duke u futur në zarfe. Sipas presidenti duhet të simbolizojë gjysmën, ndaj dhe opozita duhet të çohet para.
“Kjo çështje është sqaruar në disa pjesë, duhet të zhvillohej dje. Për këtë arsye sot çështja që u diskutua e para ishte diskutimi i axhendës së seancës, diskutohet lidhur me çështjen e presidentit të republikës. Gjithmonë ndodh se vjen Berisha, jep mendimin e tij, unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm. E kuptoni sa penalizuese është për opozitën. Edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë. Rama nuk e ka të drejtën që të zgjedhë presidentin, po ua them. është e thjeshtë. 4 deputetë nuk janë në sallë por qeli, dy janë “non grata”.
Edhe në këtë aspekt është i delegjitimuar. Ajo që duhet të ndodhë është që duhet të jetë presidenti i Shqiptarëve. Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është më bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën. Duhet të simbolizojë dhe gjysmën, është detyrimi ynë dhe i opozitës që të çohet para. Ky është qëndrimi që unë kam, ky është qëndrimi që të paktën nga ana ime duhet të respektojë figurën e presidencës. Presidenti është i shqiptarëve, duhet të kemi detyrimin të bashkohemi. Duhet përballje me regjimin”, tha ai