Alimehmeti tërhiqet nga gara, Belind Këlliçi konfirmohet si kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës

Mjeku Ilir Alimehmeti duket se ka bërë një hap pas në Primaret e PD-së. Sipas Belind Këlliçit mes tyre është gjetur një gjuhë e përbashkët për të ecur përpara.

Këlliçi ka theksuar se pas 14 majit, ai do të jetë kryetar bashkie (nëse fiton në zgjedhje kundër Erion Veliajt), ndërsa Alimehmeti do të mbajë rolin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. AJ mi bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur I kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe”, tha Këlliçi.

“Anëtarësia e Tiranës shprehur me votë për herë të parë se kë do si kandidat dhe në respekt të votës së anëtarësisë duke falenduar çdo votues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje dhe u numërua çdo votë dhe anëtarësia foli në favor të Belind Këlliçit.’- tha Alimehmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *