Alitalia i jep lamtumirën qiellit. Ish linja ajrore kombëtare, pas gati 75 duke mbajtur flamurin italian në të gjithë botën, po përgatitet për uljen përfundimtare. Sot fluturimi i fundit Cagliari-Roma, do të shënojë fundin e historisë së linjës ajrore.
Perdja do të bjerë mbi Alitalia -n e vjetër, e cila do t’ia lërë fushën Italia Trasporto Aereo (ITA), që do të ketë në bord vetëm 2.800 punonjës, ndërsa 10.800 persona të tjerë që aktualisht punojnë për Alitalia rrezikojnë te mbeten të papunë.
Një histori e ndwrthurur midis sukseseve edhe falimentimeve, mes lumenjve të parasë publike dhe vendimeve të gabuara, pasi as menaxhimi i individëve privatë nuk ka arritur të ringjallë pasuritë.
Marrëveshja e arritur me BE-në për fillimin e kompanisë së re Ita në fakt ka sakrifikuar kompaninë e vjetër, e cila në emër të ndërprerjes duhet të fikë motorët e saj. Marka historike, megjithatë, mund të mbijetojë dhe të vazhdojë të fluturojë në krahët e Ita, për sa kohë që kompania arrin të fitojë tenderin.
Pandemia rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë që prej shumë vitesh përballej me probleme të vazhdueshme. Gjatë 20 viteve, Alitalia i kushtoi shtetit italian rreth 13 miliardë euro humbje.
Të hënën punonjësit e Alitalia protestuan në Romë për të kërkuar mbështetje nga qeveria. Edhe vitin e kaluar ata protestuan duke kërkuar zgjidhje.
Kompania e re do të jetë një kompani ajrore plotësisht publike. Punonjësit do të kenë pagat e reduktuara dhe përfitimet e tyre do të shkurtohen.
Pandemia e Covid, menaxhimi i keq dhe borxhet e trashëguara ndër dekada janë padyshim shkaqet më domethënëse, të cilëve i bashkohet gjithsesi edhe një aspekt teknik, që lidhet me ndryshimin e transportit në vendin fqinj.
Rritja e trenit me shpejtësi të lartë ka përgjysmuar destinacionet kryesore të Alitalia në vend, veçanërisht atë Romë–Milano që përfaqësonte një nga asetet më të rëndësishme. Tashmë për 2 orë dhe 30 minuta arrihet në destinacion me tren, pa transferimet e bezdisshme nga qendra për në periferinë e qyteteve ku ndodhen aeroportet, pa masat e sigurisë, pa limitet e kileve në bord.
/Burimi: Ansa.it/ Përshtati: Priza.al/