Një deklaratë e moderatores Alketa Vejsiut gjatë “Dance Albania” është marrë nga publiku si kunjë ndaj Luana Vjollcës. Kjo e fundit, nisi në TV Klan emisionin e saj të ri “Zemër Luana”. Ndërkohë të hënën në “Dance”, kur Ermali me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana, Alketa tha:
“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.
Kaq mjaftoi që deklarata e saj të bëjë xhiron e rrjetit. Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim. “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”,-tha Alketa.
Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.