Alketa Vejsiu i thotë të gjitha, nga data e nisjes deri te konkurentët e “Dance With Me”!

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu, ka postuar së fundmi një video në profilin e saj në Instagram, ku bën me dije disa detaje nga spektakli i “Dance With me”. Ajo theksoi se spektakli i kërcimit nis të hënën e ardhshme dhe ka zbuluar disa prej konkurentëve. Ka qenë vetë Alketa, ajo që ka publikuar videon teksa shihen konkurentët duke vallëzuar me balerinët profesionistë, e cila shkruan: “Rikthehemi këtë të hënë ora 20.15 Live, në edicionin e 7 të @dancewithme.albania. Kasti i të hënës dhe hyrje të reja në vazhdim… Ju presim”

Pas Luiza Gegës si konkurentja e parë, u zbulua se modelja dhe gazetarja sportive Cindy Marina, do ishte pjese e show-t televiziv. Gjithashtu, pjesë e spektaklit do të jenë: Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj. Arbnora Ademaj, Igli Zarka dhe Arta Anitaj janë disa nga konkurrentët e radhës pa harruar edhe Kastro Zizon, Andi Lilën, Valon Shehun dhe Orgesa Zaimin. Moderatorja gjithashtu njoftoi se do të ketë hyrje të reja. Mezi presim të shohim se cilët personazhe publik do t’i bashkohen “Dance with me”.

Më herët Alketa foli për “Prive” lidhur me projektin dhe tha se ndihet e sigurt dhe nuk ndjen konkurencë. “E di pse nuk e ndjej? Sepse i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *