Alketa Vejsiu prek me postimin për të atin, zbulon porosinë e fundit

Alketa Vejsiu ka shkuar fjalët më prekëse për humbjen e babait të saj, që e konsideron si trishtimin më të thellë që ka përjetuar.

Moderatorja shkruan se, s’do të jetë kurrë e njëjta, sepse ” me ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, me ka ikur një pjesë e zemrës që se zëvendëson asgjë dhe askush.”

Alketa gjithashtu ka ndarë në Instagram këngën e kënduar me të atin Bardhyl, sepse sipas saj, kjo ishte porosia e tij e fundit, ta përcillte me muzikë.

Postimi i Alketa Vejsiut:

Ndarja me ty nga kjo jete, eshte trishtimi me i thelle qe me ke bere te provoj my Super Star Dad. Edhe ndarjet tona kur ikje ne emigracionin e eger se duhet te punoje e te na ndihmoje te rriteshim, me dhimbje te thelle i perjetoja; por edhe pse futesha me koke nen batanije e qaja me ore, perseri me mbante te forte shpresa qe do te vinte nje telefonate , do te vinte nje pako me dhurata, do te vije te me takoje! Asnjehere nuk jemi perqafuar kur iknim nga njeri tjetri; edhe kur une u rrita, e ty ca thinja me shume te dolen… Ndarja per ne ishte e paperballueshme; na qante shpirti. Sic ma le porosi te fundit; me muzike po te jap lamtumiren me te trishte o Zemer Bardhe! Sdo jem kurre me i njejti njeri se me ka ikur nje pjese e shpirtit me ikjen tende, me ka ikur nje pjese e zemres qe se zevendeson asgje dhe askush. Vetem tani mund te kuptoj cdo njeri qe ka kaluar ne kete rruge dhimbjeje dhe ka humbur babain, nenen apo dike te shtrenjte. Zemra ime ju ndjen te gjitheve?

E di qe e kishe enderr te kendonim kengen “Comme toi” serish ne “X Factor” bashke ; sja dolem dot! Por e kemi kujtimin me te bukur te jetes aty ne skene. Me Boren e Bardhe/ Tombe La Neige qe do sjelle dhe dimrin me te trishte te jetes sime.

Ti njeri artist me kaq shume talente asaj skene duhet ti perkisje; qe e mesove pianon dhe kitarren pa mesues dhe shkolle, dhe qe jeten e kishe kenge dhe buzeqeshje; ti qe celes soli kishe dashurine; me ke lene nje boshllik ne shpirt qe nuk do te mbushet kurre.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *