Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, rrallëherë poston foto e video me familjen e saj. Madje shumë pak detaje mund të dinë fansat për fëmijët apo bashkëshortin e saj.
Por këtë herë, Alketa ka vendosur të ndajë një foto me djalin e saj, i cili e ka shoqëruar atë në puntatën e fundit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.
Përmes një foto në rrjete sociale, Alketa tregon se “shoku i saj i ngushte” siç e quan ajo ka shkuar ta vizitojë në studio.
“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua”, shkruan ajo.