Alkooli i ndaluar në Kupën e Botës, trajneri i Suedisë: Si mund ta shikosh finale pa pirë?

Tani është zyrtare se FIFA ka ndaluar shitjen e alkool-it pranë stadiumeve të Kupës së Botës.

Një vendim që shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe mes tyrë është edhe Janne Anderson. Trajneri i Suedisë, i cili nuk u kualifikua dot për në Katar 2022 me kombëtaren e tij, në prag të një ndeshjeje miqësore ndaj Algjerisë u shpreh i habitur.

“Po të isha tifoz i një prej kombëtareve të pranishme në Botëror, do të isha çmendur. Si mund të shikosh një finale të Kupës së Botës pa pirë birrë? Është krejtësisht e pakuptueshme për mua”, është shprehur trajneri i Suedisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *