Shefi i Juventusit, Francesco Calvo ka insistuar se Massimiliano Allegri nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit, pavarësisht raporteve që sugjerojnë ndryshe.
I pyetur nga DAZN për të sqaruar të ardhmen e Allegrit përpara ndeshjes së Juves kundër Bolonjës, Calvo tha:Ai u kthye në Juve për një projekt katërvjeçar dhe ne nuk kemi bërë akoma gjysmën.
“Për Allegrin, njëmbëdhjetë trofe në 7 vite flasin vetë, absolutisht nuk është në diskutim. Edhe në një sezon si ky ne duam të mësojmë, kjo është gjëja e rëndësishme.”