Kryeministri Edi Raa në një konferencë për mediat ka njoftuar se prej datës 1 Maj nis një projekt për kalimin e dokumentave në versionin online.
Rama pohoi se brenda vitit të ardhshëm do të kemi asistentin me zë i cili për do përgjigje në E-albania.
“Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), siç është Siri p.sh. që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i çdo qytetari që për t’u interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente”, tha Rama.