Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por do të ketë edhe intervale me reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 25°C.
Era do të jetë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.