Altin Morina u kap me 113 mijë euro në mjet, lihet i lirë shefi i RENEA-s

Ish-zv.komandanti i forcave RENEA, njëherësh shef i repartit të stërvitjes, Altin Morina është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës, rreth një muaj pas arrestimit të bujshëm, ku në mjetin luksoz tip “Audi” iu gjetën 113 mijë euro cash.

Vendimi me ndryshimin e masës nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ është marrë të premten dhe është pranuar nga përfaqësuesja e akuzës, Elsa Miha ndërsa ende nuk është zbardhur arsyetimi i togave të zeza të Tiranës.

Altin Morina u arrestua nga kolegët e tij me 113 mijë euro të padeklaruara në makinë, për të cilat pretendoi se i kishte marrë tek një i njohuri i tij për nevoja personale.

Kujtojmë se më 18 mars, efektivi u la në burg në Gjykata e Tiranës teksa pretendoi që shumat e parave i ka marrë tek një biznesmen për një hall personal. Morina u dërgua në gjykatë pasi mbi të rëndonin akuzat për “pastrim parash”, “mosdeklarim pasurie” dhe “shpërdorim detyre”.

Por togat e zeza, pavarësisht se Prokuroria pretendonte se kishte dyshime për aktivitet kriminal të efektivit, ia rrëzoi 2 akuza, duke lënë vetëm atë të pastrimit të parave.

Sipas mbrojtjes, të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe disa celularë, teksa kjo e fundit pretendoi para togave të zeza se e kishte nën monitorim Altin Morinën prej kohësh.

Morina kundërshtoi edhe pse me akuza më të lehtësuara, vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg, ndërsa një ditë pas kërkesës për ndryshim mase, iu pranua.

Shumë e madhe të parave tha Morina ia kishte dhënë biznesmeni i ndërtimit Gentian Gjoka, ndërsa vendosi në dispozicion dhe mandatin bankar të tërheqjes së eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *