Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) i ka tërhequr vëmendjen televizionit ‘Top Channel’ dhe produksionit për gjuhën e përdorur formatin ‘Big Brother VIP’. Ky vendim vjen pas deklaratës ‘horror’ të bërë nga aktori Amos Zaharia. AMA i ka kritikuar duke i kujtuar se ndalohet transmetimet që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve dhe nxisin ose justifikojnë dhunën.
“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…” – u shpreh Amos.
Njoftim i AMA-s:
“Këshilli i Ankesave i tërheq vëmendjen TOP Channel për shkelje të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në:
* nenin 4,pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslejimi i transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”
* nenin 32, pika 4 “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”.
* nenin 33, pika 1/ç: “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; pika 1/d: “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“. si edhe për shkelje të Kodit të Transmetimit, miratuar me Vendimin e AMA-s, nr. 228, datë 11.12.2017, në:
* Seksionin 1, pika 1.5. “Transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën ndërmjet shtetasve”, pika 1.6. “Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë”
Duke patur parasysh: se “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, vlejnë njësoj edhe për transmetimet sipas kërkesës së përdoruesit (me pagesë) dhe pavarësisht fashës orare
Këshilli i Ankesave,
– tërheq vëmendjen për shkeljet e mësipërme,
– kërkon ndalimin e publikimit të videos në kanalin zyrtar në Youtube,
– paralajmëron, se çdo përsëritje do të trajtohet sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në deklaratë.
‘Big Brother’ prej kohësh është vendosur në qendër të vëmendjes, si për shkak të gjuhës jo të përshtatshme të përdour nga konkurentët, ashtu dhe nga historitë e krijuara mes tyre.