AMA: Pirateria e transmetimit audoviziv nga interneti po bëhet shqetësuese

Transmetimi audioviziv në faqe interneti po përhapet gjithmonë e më shumë duke e bërë këtë formë piraterie shqetësues.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në raportin vjetor të vitit 2022 vlerëson se kjo është një nga çështjet me të komplikuara pasi në shumë raste produkti që transmetohet mundësohet nga servera të vendeve të ndryshme të botës që nuk janë të instaluara në Shqipëri.

“Vlen për tu përmendur një fenomen i ri në transmetimet audiovizive që po kryhet nëpërmjet internetit. Kjo është një formë e sofistikuar piraterie, e cila po përhapet gjithmonë e më shumë në vitet e fundit.

Fenomeni i piraterisë televizive që kryhet nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i komplikuar për tu identifikuar, për shkak se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet në formë abuzive, vjen nga servera të vendeve të ndryshme të botës dhe nuk janë të instaluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë” thuhet në raportin e AMA.

Ky institucion nënvizon se lidhur me këtë problematikë në dhjetor të vitit 2021 ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me institucionin e AKEP – it. “Ndër të tjera, ky Memorandum parashikon dhe ngritjen e përbashkët të grupeve të inspektimit. Në këtë kuadër, gjatë vitit 2022 janë kryer 9 inspektime të përbashkëta pranë subjekteve që disponojnë ISP (internet service provider) në gjithë territorin e vendit dhe që kryenin transmetime televizive nëpërmjet internetit” vlerëson raporti.

Ndërkohë lidhur me veprimtarinë inspektuese për Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv(OSHMA) AMA nënvizon se në vitin 2022 Drejtoria e Mbikëqyrjes kreu 249 kontrolle.

Nga këto 134 janë inspektime të OSHMA-ve dhe 177 janë monitorime në terren.

“Në përfundim të kontrolleve dhe shqyrtimit të procedurave përkatëse administrative, janë marrë masat si më poshtë: 15 (pesëmbëdhjetë) vendime për sanksione me gjobë ndaj subjekteve OSHMA, që janë konstatuar në shkelje të ligjit nr.97/2013, të ndryshuar, prej të cilave: -15 (pesëmbëdhjetë) sanksione me gjobë ndaj subjekteve përsëritës të shërbimit të të tretëve (kabllorë, iptv, ott), prej të cilave 12 (dymbëdhjetë) gjoba janë lënë në fuqi nga Bordi i AMA-s (tre nga gjobat kanë ulje të masës), 2 (dy) janë marrë akoma në shqyrtim nga Bordi i AMA-s dhe 1 (një) gjobë është shfuqizuar me vendim të Bordit të AMA-s; -Për 20 raste të tjera është vendosur tërheqja e vëmendjes ndaj subjekteve OSHMA” thuhet në raport./Monitor.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *