Si rrallëherë Amarda Toska ka folur për momentet më të vështira që ka pasur si nënë. Në një intervistë për “Prive”, Ami e cila ka dy fëmijë me aktorin e humorit Ermal Mamaqi rrëfeu një situatë të frikshme me të bijën Sia-n kur ajo ishte shumë e vogël, vetëm një 1 vjeç.
“Frika më e madhe ka qenë një moment i sikletshëm kur vajza jonë ka pasur një djegie në moshën 1-vjeçare. Fatmirësisht e kaluam, por atëherë ishte një frikë shumë e madhe sepse ti do ta ndihmosh me gjithë qenien tënde, por nuk ke ç’bën për atë gjë që tashmë është bërë”, tregoi Amarda.