Amazon ka njoftuar se do të ndihmojë viktimat e tërmetit në Turqi duke dhuruar ushqime, ilaçe dhe pajisje nga magazina e saj në Stamboll. Gjiganti i shitjes me pakicë tha në një deklaratë të hënën se kishte aktivizuar aftësitë e kompanisë për lehtësimin e fatkeqësive në përgjigje të një tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore më herët atë ditë duke vrarë 5,000 njerëz deri më tani.
Amazon, e cila ka pothuajse 2,000 punonjës në Turqi, tha se po përgatitej të dhuronte sende ndihmash, duke përfshirë batanije, tenda, ushqim, ushqim për fëmijë dhe ilaçe. Ajo pret që dërgesat e para të nisen nga qendra e saj e përmbushjes në kryeqytetin e vendit të mërkurën. Në një deklaratë Abe Diaz, kreu i programit të ndihmës ndaj fatkeqësive të Amazon, u shpreh se:
“Ky dorëzim i menjëhershëm është vetëm fillimi i përgjigjes së Amazon. Gjatë ditëve në vijim, ne do të punojmë me organizatat lokale dhe grupet e ndihmës ndaj fatkeqësive për të identifikuar nevojat në terren dhe për të përdorur rrjetin e logjistikës dhe dërgesës së Amazon për t’i përmbushur ato. Kompania nuk ka objekte në zonat e prekura”.