Ditën e sotme, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar besimtarët katolikë për kremtimin e Pashkëve.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ambasada uron që ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe shpresë për shqiptarët.
“Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ambasada.