Ambasada e BE-së ka reaguar në lidhje me konferencën e mbajtur këtë të martë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se BE mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor përballë sulmeve kibernetike.
Postimi i plotë:
Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit inteligjent. BE po mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e Ballkanit Perëndimor &për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike.