Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë publik paraditen e sotme raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin që lam pas.
Në raport është edhe një përshkrim sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, ku fillimisht thuhet se OSBE raportoi se zgjedhjet ishin në përgjithësi të oraganizuara mirë.
Por më poshtë shtohet se po sipas këtij raporti zgjedhjet patën edhe disa mangësi, ku përfshihet blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale (Patronazhistët), si edhe avantazhin e konsiderushëm të fituar nga partia në pushtet.
“Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet ishin në përgjithësi të organizuara mirë, votuesit patën zgjedhje mes kandidatëve të cilët mundën të bënin fushatë lirisht dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përballoi mjaftueshëm detyrimet që kishte. Megjithatë, raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë theksoi disa mangësi, përshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, thuhet në një pjesë të raportit.
Lexoni KËTU raportin e plotë. /Priza.al