Prokuroria i kërkoi informacion ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Tom Doshin teksa kërkuan që ai mos të dalë në garë për deputet. Dalja e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim ishte publike duke e cilësuar Doshin edhe si person me rekorde të papërshtatshme për të qenë garues për deputet në Kuvendin e Shqipërisë!
Kështu mësohet se ditën e sotme Ambasada e ka dërguar një përgjigje për çështjen “Doshi” ndërkohë që vetë prokuroria pretendon që po pret informacion edhe nga Interpoli. Në kohën kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga të shkuarit në proces zgjedhor, ku Tom Doshi me partinë e tij Socialdemokrate garon në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu vetë Doshi kandidon në dy qarqe në Tiranë dhe në qarkun e vet, Shkodër.
Ende nuk kuptohet se përse prokuroria pret në këtë kohë verifikime nga Interpoli dhe të dhëna nga ambasada amerikane për emrin e tij. Gjithsesi më herët vetë Doshi në një dalje publike ka treguar se do ta vijojë garën, pasi për të nuk do të thotë asgjë pse nuk lejohet nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të hyjë në tokën e tyre. Prokuroria pritet të japë të dhëna mbi atë çfarë ka depozituar ambasada amerikane për emrin që kërkohet hetim dhe verifikim.