Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë Balluku se Zvicra dënon me burg qytetarët që ngrohen me më shumë se 19 gradë, janë hedhur poshtë nga Ambasa Zvicerane. Përgjigjja e qeverisë zvicerane tregon se ky shtet nuk ka mungesa të energjisë elektrike dhe si pasojë as masa ndëshkuese, por ka ftuar qytetarët që vullnetarisht të reduktojnë përdorimin e gazit.
“A e dini se Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?”-kështu iu drejtua ministrja e Energjetikës Belinda Balluku nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” në Tiranë, teksa u komunikonte pasojat nga kriza botërore e energjisë elektrike. E pranishme në këtë takim të datës 14 shtator ishte edhe ministrja Arsimit Evis Kushi. Kjo deklaratë u artikulua më herët edhe nga kryeministri Rama gjatë prezantimit të paketës së re antikrizë, në konferencën e datës 8 shtator.
“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu sikundër kemi parë që Gjermania ka paraqitur planin për fikjen e dritave në të gjitha rrugët, në të gjitha vitrinat, në të gjitha bizneset pas orës 10 të darkës etj”, tha Rama.
Në një kërkesë drejtuar qeverisë zviceriane, kjo e fundit mohon vendimmarrjen për dënimin me burg për rastin në fjalë./faktoje