Ambasada ruse „kërcënon“ me fotot e politikanëve italianë: “Ka shumë për të kujtuar”

“Nga historia e fundit e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Italisë. Ka shumë për të kujtuar”. Me këtë mbishkrim, profili zyrtar i ambasadës së Federatës Ruse në Itali ka shoqëruar publikimin në Facebook të një fotogalerie.

Marrëdhëniet e politikanëve italianë me Putinin, ambasada ruse publikon fotot: “Ka shumë për të kujtuar”

 

Imazhet që tregojnë presidentin Vladimir Putin gjatë takimeve institucionale me eksponentë të ndryshëm kryesorë të politikës italiane, pak a shumë kohët e fundit: nga D’Alema te Berlusconi, nga Napolitano te Mattarella, nga Gentiloni te Letta, deri te Renzi, Conte, Di Maio dhe Salvini.

Ndër fotot është edhe një që sheh kryeministrin Mario Draghi pranë ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

 

Marrëdhëniet e politikanëve italianë me Putinin, ambasada ruse publikon fotot: “Ka shumë për të kujtuar”Marrëdhëniet e politikanëve italianë me Putinin, ambasada ruse publikon fotot: “Ka shumë për të kujtuar”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *