‘Ambasadore e kulturës arbëreshe në botë’/ Presidenti Meta takon artisten kalabreze Anna Stratigò

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se, Stratigò vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“??❤?? I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe.

Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe.

Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe.

Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.

Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie dëshmojnë, jo vetëm për një vetëdije të mprehtë sociale por edhe dashurinë e madhe dhe krenarinë e të qenit Arbëresh, siç e dëshmojnë disa nga vargjet e poemës së tij ”Sono Albanese” (“Jam shqiptar”) shkruar në vitin 1857:

“O cara Italia, o Italia bella

Tu mi açogliesti come sorella

Nel dolce seno del bel paese

Sono Albanese

La fede antica, il patrio amore

Mi scalda il petto, mi açende il core

Io spargo il sangue per mio paese

Sono Albanese”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *