Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi qeveria e Bjellorusisë e urdhëroi atë të largohej, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi për AFP se ambasadori, Nicolas de Lacoste, u largua nga vendi të dielën (17 nëntor). Z.de Lacoste, 57 vjeç, u dërgua në Minsk në fund të vitit të kaluar. Mediat lokale kanë sugjeruar se ai nuk kishte arritur t’i paraqiste letrat kredenciale te president Aleksandër Lukashenko.
Franca, si vendet e tjera të BE -së, nuk e ka njohur pretendimin e Lukashenkos për një mandat të gjashtë presidencial pas zgjedhjeve të gushtit të kaluar, mes pretendimeve të përhapura për mashtrim në votime.
Në vend të kësaj, de Lacoste u takua me Ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei dhjetorin e kaluar. Në një deklaratë për AFP, një zëdhënës i ambasadës franceze tha: “Ministria e jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 tetorit.
“Ai i tha lamtumirë stafit të ambasadës dhe regjistroi një video mesazh për popullin bjellorus, që do të shfaqet sot në faqen e ambasadës,” shtoi zëdhënësi.
/Burimi: AFP/ Përshtati: Priza.al/