Ambasadori gjerman: Absurde të përshkallëzohet situata si pasojë e targave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi të martën se është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave, derisa u shpreh se ka më tepër nevojë për burrështetas.

Ambasadori Rohde reagoi në “cicërimën” e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, që i propozoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ta shtyjë për 48 orë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi ai.

Mesnatën e së martës, kryeministri Kurti vendosi ta shtyjë vendimin për targat për 48 orë.

Kurti në Twitter ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobës për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *