Ambasadori gjerman dënon sulmet ndaj KFOR’it dhe gazetarëve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR’it prej protestuesve serbë.

Ai ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.Këto veprime ambasadori gjerman i cilësoi si të papranueshme.

”Çdo veprim i dhunshëm ndaj @NATO_KFOR dhe gazetarëve është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Protestuesit serbë në Sveçan u përleshën me njësitet ndërkombëtare të sigurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *