Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ është shprehur se në Gjykatën Speciale të Hagës nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, sipas tij, po akuzohen për krime të rënda lufte.
Rohde është shprehur se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme.
“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë” – shkroi ambasadori.