Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis ka reaguar në lidhje me marrëdhënien e Athinës me Kosovën.
Në një deklaratë për mediat Giakofotakis është shprehur se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimi në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sakaq shton se bashkëpunimi i Athinës me Kosovën është vetëm në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.
“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Greqia bashkëpunon me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore”, tha ai.
Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e ka njohur Kosovën, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.