Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith foli për zgjedhjet e 14 majit në vendin tonë.
Për News 24 ai tha se në një fushatë elektorale, është me rëndësi që mes kandidatëve të partive të ketë debat, pasi kjo vlen shumë dhe u tregon qytetarëve më tepër për programin e tyre.
Alastair King-Smith theksoi domosdoshmërinë që qytetarët të mos kenë presion dhe të votojnë të lirë.
“Mendoj se këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse kemi kohë që nuk po testojmë zgjedhjet vendore. Do të ketë edhe zgjedhje kombëtare pas dy vitesh, dhe shohim që këto zgjedhje janë të rëndësishme në kuadër të procesit demokratik. Shohim përparim sa i përket cilësisë së zgjedhjeve, si sillen partitë politike. Por duhet të ketë më tepër fokus që njerëzit të ndjejnë se mund të votojnë të lirë.
Në MB, ku ka më tepër vëmendjen dhe përvojë në zgjedhje, ne mbajmë debate mes kandidatëve, dhe besoj se është i shëndetshëm dhe kur është e mundur të bëhet ballë përballë kjo mund të sjellë vlerë. Këtu kanë zgjedhur të mos e bëjnë, por në demokraci është me rëndësi që qytetarët t’i kërkojnë llogari.
Besoj se pozicioni jonë për përcaktimet është i qartë. Ata që janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata që lidhen me korrupsion dhe kriminalitet të luajnë më pak rol ose aspak rol në politikë”, deklaroi ai.