Ambasadori Soreca takim me Bashën: Shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vendeve të tjera të BE-së kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmin e bën të ditur vetë ambasadori Soreca, i cili thekson se kanë zhvilluar me Bashën një diskutim të gjatë, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *