Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është takuar me ambasadoren e Kanadasë, Elissa Golberg.
Gjatë këtij takimi, Nikolla ka përcaktuar si aspekte prioritare bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendimin e punës midis komisioneve përkatëse për sigurinë dhe mbrojtjen.
Nga ana tjetër, Golberg ka pohuar se nëntori do të jetë muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada dhe se gjatë këtij muaji do të zhvillohen veprimtari të shumta për njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.