Ambasadorja e SHBA në OKB takohet me Begajn dhe Ramën

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield pritet të takohet këtë të hënë me presidentin Bajram Begaj dhe nga  kreu i qeverisë Edi Rama.

Mësohet se Greenfield do të pritet nga Begaj në orën 9:15 dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama. Sakaq do të marrë pjesë edhe në takimin “Gratë, paqja dhe siguria” që organizohet nga Ministria e Jashtme

Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB.

Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *