Ambasadorja franceze: Administrata publike të jetë profesionale dhe transparente

Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq në një deklaratë për mediat dha një mesazh të fortë, ku tha se Shqipëria duhet të ketë një administratë efikase dhe transparente për t’i shërbyer komunitetit.

Gjatë fjalës së saj në prezantimi e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë” ku do të marrin pjesë 25 punonjës, Barsacq tha se administrate shqiptare duhet të kontribuojë në të ardhmen europiane të Shqipërisë, pasi vendi po kalon një transformim të madh drejt rrugës për në BE.

“Jemi në një vend që po kalon transformim të madh, rrugën drejt BE-së. Është çështje rikuperimi për komunitetin, Shqipëria duhet të ketë një administratë efikase, profesionale dhe transparente. Kjo është arsyeja se pse jemi mbledhur, me 25 nëpunës civil për administrim të mirë. Franca është e lumtur që merr pjesë me shtetet e BE-së, ku merren përsipër pjesët e administrimit. Shpresoj që 45 personat e trajnuar të kontribuojnë në të ardhmen europiane të Shqipërisë, është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *