Ambasadorja Kim mesazh ‘të koduar’ politikanëve: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim këtë pasdite me Kreun e SPAK, Arben Krajan dhe shefen BKH, Aida Hajnaj. Në një status në rrjetet sociale, Kim ka publikuar foto nga takimi me të dy dhe shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. 

Ajo thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe dy funskionarët e lartë të Shqipërisë, ia kanë siguruar këtë gjë.

“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoreshën Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron”, shkruan ambasadorja.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *