Ambasadorja Kim takon Artan Lamen: Duhen rregulla të qarta për pronat!

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Kim ka zbardhur detaje nga biseda që kanë zhvilluar mes tyre, ku në fokus ka qenë përmirësimi i ligjeve dhe rregullave të qarta për çështjet e pronave, pasi sipas saj, këto janë kushte për të tërhequr më shumë investime amerikane në vend.

“Unë u takova sot Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Yuri Kim.

foto galeri

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *