Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në një postim në rrjetin e saj social Twitter, Kim tha se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.
“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së për mbrojtjen, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Udhëheqësit amerikanë duke përfshirë Shefin e Mbrojtjes amerikane në takimin ministror të NATO-s në tetor e kanë bërë të qartë se ne dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e #NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan Yuri Kim.