Ambasadorja Yuri Kim ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm ditën e sotme për qytetarët shqiptarë, mbi vizat turistike për në SHBA.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ambasadorja Kim bën me dije se duke nisur nga 1 prilli, vizat turistike 3-vjeçare do të bëhen 10-vjeçare do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.
“| Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Ndërkohë që kujtojmë, se dy vendet festojnë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë./Priza.al