Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur sot në Apelin e GJKKO ku do të ketë një takim me gjyqtarë dhe prokurorët e SPAK.
Dy ditë më parë, Kim ishte në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj.
Vizita bëhet në kuadër të takimeve që po zhvillon ambasadorja e SHBA me strukturat e reja në drejtësi.
Ky takim vjen një ditë pas mesazhit të fortë që tha ambasadorja Yuri Kim në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi duke shtuar se koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime ka përfunduar.
“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat të cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, por të domosdoshme dhe falë këtyre ndryshimeve GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar.
Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar”, tha Yuri Kim.