Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e rëndësishme që është nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë, për gazin natyror. Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja shprehet se marrëveshja strategjike mes dy vendeve, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë.
Ajo thekson se marrëveshja jo vetëm diversifikon burimin e energjisë për Shqipërinë, por edhe rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë jo vetëm për vendin, por për gjithë rajonin.
“Kjo është është një marrëveshje strategjike e rëndësishme, jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan ajo.