Amber Heard apelon gjyqin për shpifje kundër Johnny Depp: Gabimet penguan një vendim të drejtë

Siç njoftoi menjëherë pas vendimit, Amber Heard paraqiti një apel kundër rezultatit të gjyqit që e pa atë të sfidonte ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp në gjykatë, duke dalë e dërrmuar dhe duke e dënuar atë të paguajë mbi dhjetë milionë dollarë dëmshpërblim. Heard thotë se “gabimet” e bëra gjatë gjyqit Fairfax, Virxhinia penguan një vendim “të drejtë”.

“Ne mendojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë në përputhje me Amendamentin e Parë për lirinë e shprehjes”, tha një zëdhënës i aktores, të cilën Depp e kishte paditur për shpifje bazuar në një artikull të botuar në Washington Post, në të cilin ajo, pa përmendur emrin e ish-bashkëshortit të saj, e cilësoi veten si “të mbijetuar të dhunës në familje”.

Amber Johny (2)

Nga ana e tij, Johnny Depp tha se ishte “i sigurt” se apelimi nuk do të ketë pasoja: “Juria – tha një zëdhënës i aktorit – dëgjoi provat e shumta të paraqitura gjatë një gjyqi gjashtë-javor dhe arriti një vendim të qartë dhe unanim, se ka qenë Amber ajo që ka shpifur disa herë për zotin Depp. Ne kemi besim në argumentet tona dhe se vendimi nuk do të ndryshohet.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *