Amber Heard bie dakord t’i paguajë shumën marramendëse ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp

Johnny Depp dhe ish-bashkëshortja Amber Heard më në fund kanë zgjidhur pretendimet e tyre për shpifje kundër njëri-tjetrit duke i dhënë fund divorcit më të bujshëm në Hollywood.

Avokatët e çiftit kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Kompania e sigurimeve të Heard do t’i paguajë Depp-it 1 milion dollarë për t’i dhënë fund çështjes.

“Mail Online” bën të ditur se pavarësisht se Johnny e fitoi gjyqin, aktorja nuk ka kufizime se çfarë mund të flasë në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka pranuar asnjë faj.

Dyshja janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore në të dy anët e Atlantikut gjatë gjashtë viteve të fundit pasi Heard pretendoi se ajo ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Edhe pse gjyqi i zhvilluar më parë në Londër përfundoi në favor të saj, por një rast i dytë në Fairfax, Virxhinia, në fillim të këtij viti doli në anën e Depp.

Aktorja 36-vjeçare, u urdhërua të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë (më vonë u reduktuan në 365,000 dollarë) si dëmshpërblim pas shpifjes gjashtëjavore, ndërsa Depp, iu tha që t’i jepte 2 milionë dollarë. ky vendim u mor nga e njëjta sallë gjyqi pasi Heard e kundërpaditi për shpifje.

Ekipet ligjore të çiftit kanë diskutuar për të shmangur një gjyqi të tretë pasi Heard paraqiti një apel. Më në fund u bë një marrëveshje me të dyja palët që ranë dakord të japin një deklaratë

“Amber tani mezi pret të vazhdojë me jetën e saj siç kishte planifikuar të bënte gjashtë vjet më parë. Ajo dëshiron ta lërë pas vetes këtë episod fatkeq dhe të kthehet tek ajo që do në jetë; karrierën e saj, familjen dhe kauzat e saj”,- tha një burim i afërt me aktoren për ‘Mail Online’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *