Aktorja e njohur Amber Heard, tashmë ka bërë një lëvizje të radhës. Ajo ndodhet në një fshat të vogël në Mallorca dhe thuhet se është zhvendosur atje. E gjitha kjo erdhi pasi ajo humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp.
Por me kë po jeton Heard në këtë fshat? Pikërisht me vajzën e saj të vogël dhe me fotografen e njohur Bianca Butti. Jo vetëm kaq por mediat spanjolle kanë shkruar se Heard po përdor emrin Martha Jane Cannary marrë nga Calamity Jane për banesën që ka marrë me qira.
Amber Heard është e mbytur me borxhe ‘deri në fyt’. Pas humbjes së gjyqit kundër ish-bashkëshortit të saj, ylli i “Aquaman” i detyrohet më shumë se 10 milion dollarë Johnny Depp. Por, nuk mbaron me kaq! Sipas disa raportimeve të fundit, Amber u detyrohet para edhe avokatëve të saj. Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milion dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milion dollarë avokatëve të saj.
Heard ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si ‘Tarvelers Commercial Insurance Company’ dhe ‘New York Marine General Insurance Company’.
David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich. Për momentin, dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.
Kujtojmë që gjyqi i famshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard është shndërruar në film, vetëm pak muaj pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.