Ambsada e SHBA poston foto nga fluturimi i dy avionëve bombardues B52: Marrëdhënia jonë me Shqipërinë e rëndësishme

Ambasada amerikane në Tiranë, në një reagim në Facebook shkruan se aleanca me Shqipërinë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Këtë të hënë mbi sheshin Skënderbej fluturuan dy avionë bombardues B52.

Reagimi i plotë:

Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *