Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pritet të kenë një festë të madhe dasme në të ardhmen e afërt për të festuar martesën e tyre me miqtë dhe familjen, pasi u martuan në fshehtësi në korrik.
Kujtojme se ceremonia e çiftit të njohur dhe mjaft të dashur do të drejtohet nga Jay Shetty.
A do të qëndrojnë bashkë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?
Duket se çifti janë ende në fazën e muajit të mjaltit dhe po e shijojnë lidhjen e tyre.
Megjithatë, ka nga ata që presin që martesa e katërt e këngëtares të përfundojë përfundimisht me divorc.
“I uroj asaj dhe Benit më të mirën, por nuk jam i bindur se do të zgjasë”, tha më herët Ojani Noa, bashkëshorti i saj i parë për Daily Mail.